Festohet dita e presidentit të ShBA-së, Osmani: Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës

Aktuale

Festohet dita e presidentit të ShBA-së, Osmani: Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 16:51
Foto nga vendngjarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot së bashku me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe me fëmijët e shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ shënuan Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të ShBA-së.

Para shtatores së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, Osmani me ambasadorin Hovenier dhe një grup të fëmijëve festuan lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani theksoi se Presidenti Clinton është bërë zëri i popullit të Kosovës në ditët më të vështira.

“Me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë e së bashku me Ambasadorin Hovenier dhe fëmijët e shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ shënuam Ditën e Presidentit, si dhe festuam lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vështira. Sakrifica e popullit tonë si dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ishin përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Republikës sonë.”, shkroi Osmani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat