VV publikon fotot e Vlora Çitakut me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, kërkojnë shpjegim për këtë

Aktuale

VV publikon fotot e Vlora Çitakut me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, kërkojnë shpjegim për këtë

Nga: A.SH Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 17:38
Vlora Çitaku

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka publikuar disa fotografi ku Vlora Çitaku shihet me ish-agjenti e lartë të FBI-së Charles McGonigal.

Abrashi ka thënë se tashmë është i njohur rasti ‘Mcgonigal’, andaj “nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara”.

Postimi në Facebook:

Të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për 'rastin Mcgonigal', ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë.

Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike.

Image
Vlora Çitaku

 

‘’Një juri e madhe federale e SHBA po heton nëse ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal ka marrë pagesa ose dhurata nga zyrtarë qeveritarë në Mal të Zi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë apo Kosovë’’, thuhet në artikullin e BallkanInsight.

Ish-ambasadorja dhe tash nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara.

Image
Vlora Çitaku

 

Ky shtet paralajmëron se kërcënimi rus është rritur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat