Kryeministrja e Estonisë uron Kurtin për 15-vjetorin e Pavarësisë, mbështet liberalizimin e vizave

Aktuale

Kryeministrja e Estonisë uron Kurtin për 15-vjetorin e Pavarësisë, mbështet liberalizimin e vizave

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 18:20
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti, në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka pranuar një letër urim nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Kallas, në emër të Qeverisë dhe popullit estonez ka uruar kryeministrin dhe popullin e Kosovës për përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

“Në mes tjerash, në këtë letër, kryeministrja e Estonisë, Kallas, u shpreh veçanërisht e lumtur për takimin e nëntorit të vitit të kaluar në Talinn, për të cilin ajo tha se ka qenë mundësi e mirë për të riafirmuar mbështetjen e Estonisë për integrimin e Kosovës në BE, duke përfshirë liberalizimin e vizave”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“Dëshiroj gjithashtu t’ju siguroj se Estonia mbetet një mbështetëse e vendosur e aspiratave evropiane të Republikës së Kosovës”.

“Ju urojmë suksese në rrugën tuaj drejt familjes sonë në BE”, thuhet më tej në letrën e kryeminstres Kallas drejtuar kryeministrit të vendit, Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat