Golob uron Kurtin për Pavarësi

Aktuale

Golob uron Kurtin për Pavarësi

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 19:16
Robert Golob, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urimet e kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

”Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë arritur një nivel të lartë, gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet ndër të tjerash në letrën e kryeministrit slloven, Rober Golob, transmeton klankosova.tv.

Letra e plotë:

Shkëlqesia Juaj,

Në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e madhe që në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim t’ju dërgoj juve, Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, urimet e mia më të mira, për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit të Kosovës.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë arritur një nivel të lartë, gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratën time më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat