Haxhiu: Serbia e ka marrë rrugën e pakthim drejt Perëndimit, mesazhin e dha Gjuriqi

Aktuale

Haxhiu: Serbia e ka marrë rrugën e pakthim drejt Perëndimit, mesazhin e dha Gjuriqi

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 22:10
Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu tha se Serbia do t’i vendosë sanksione Rusisë dhe se nuk do të ketë kthim prapa. Ai shtoi se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet më 27 shkurt.

“Me 18 shtator është kryer dokumenti. Është bërë drafti. Nuk është ndryshuar asgjë”, tha ai.

:I ke parë sanksionet. Ta kthejmë në procedurë. Pse data 27 shkurt. Ajo që lidhet me luftën në Ukrainë është kryer me zotin Biden e 1 dhjetor. Është deklarata se Rusia do ta sulmojë Ukrainën. Kemi informata se tankset e mbledhura nuk janë për manovra por për sulm”, shtoi Haxhiu në emisionin Pressing.,

Sipas Haxhiut, Serbia i ka kthyer shpinën Rusisë dhe do të fillojë rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.

“E gjitha do të përfundojë me një nënshkrim. Ne nuk do ta shohim ditën e 27-të, por një deklaratë të BE-së. Me siguri të Borrellit. Që është arritur marrëveshja. Nënshkrimet i lënë për ceremoni, nëse nuk ka ceremoni, atëherë i shohim. Edhe Amerikës i duhet një sukses i madh që të realizojë realitetin euroatlantik për marrëveshje të apqes. Shikoni dy gjërat që kanë ndodhur. E keni ministrinë Mbrojtjes në Amerikë dhe Gjeneralët e mëdhenj, me një deklarim të kujdesshëm tregojnë që Serbia e ka marrë rrugën për sanksione ndaj Rusisë dhe të vendoset në anën e NATO-s. Serbia i ka paralajmëruar sanksionet. Serbia ka vendosur që përmes Gjuriqit t’i dërgojë mesazh Rusisë se Grupi Vagner dëshiron trazira në Ballkan dhe këta nuk dëshirojnë ndërrim të pushtetit në këtë mënyrë dhe si duket rruga e Serbisë drejt integrimit euroatlantik e ka marrë rrugën e pakthim”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat