Pse nuk u takua Kurti me Blinken në Munih,flet deputeti Bajçinovci

Aktuale

Pse nuk u takua Kurti me Blinken në Munih,flet deputeti Bajçinovci

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 23:32
Mefail Bajqinovci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte në Konferencën e Sigurisë të mbajtur në Munih ku u takua me shumë figura të mëdha politike nga bota, por që mungoi takimi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.  

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë në T7 se nuk ksihte arsye për takim mes të dyve, pasi që Blinken takohet me Kurtin vetëm nëse do të dërgojë ndonjë mesazh.

“Kur kanë mesazhe normalisht që takohen. Është bërë shumë e madhe. Është takuar me liderë botërorë. Me shefa të shteteve. Unë mendoj., e keni parë takimin e zoti Kurti me zoti Blinken. Nuk mendoj  se nëse nuk takohet një herë qenka diçka problematike. Po e shohim njëfarë qasje, duke filluar nga Boondsteeli, që thonin po largohen. Pastaj u desh të reagoj ambasada amerikane. Kur u ndalua mbajtja e zgjedhjeve, thanë u prishën me Amerikën. Shkoi në SHBA dhe u takua me Blinken”, ka thënë Bajqinovci.

Tutje ai ka shtuar se Kurti do të takohet në të ardhmen me Blinken.  

“Nuk ka asgjë aty. Kurti do të takohet me Blinkenin”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat