Ish-zëvendësministri: Burimet më thonë që Kosova e Serbia i kanë vetëm disa javë për të arritur marrëveshje

Aktuale

Ish-zëvendësministri: Burimet më thonë që Kosova e Serbia i kanë vetëm disa javë për të arritur marrëveshje

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 13:10
Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme

Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe udhëheqës i Fondacionit të Milleniumit në Kosovë, ka thënë se sipas burimet që ai ka, Kosova dhe Serbia kanë vetëm disa javë për të arritur marrëveshje. 

Selimi në një shkrim në Twitter ka thënë se nuk janë të vërteta deklarimet se i gjithë viti është në dispozicion për marrëveshje.

“Burimet e mia thonë që dy shtetet Kosova dhe Serbia kanë disa javë për t’u pajtuar dhe për të nënshkruar.” - ka shkruar Selimi.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se më 27 shkurt do të ketë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat