Abdixhiku: Mali i Zi mbetet partner i rëndësishëm për Kosovën

Aktuale

Abdixhiku: Mali i Zi mbetet partner i rëndësishëm për Kosovën

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 14:29
Lumir Abdixhiku gjatë takimit në Malin e Zi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Mali i Zi është partnerë i rëndësishëm i Kosovës.

Ai gjatë takimi me të ngarkuarin me punë në ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, ka vlerësuar përkrahjen e këtij shteti ndaj Kosovës për proceset integruese.

“Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Mali i Zi ka dhënë për Kosovën në proceset integruese të saj, dhe po ashtu u shpreh i përkushtuar për thellimin e raporteve mes shteteve tona, pas parasysh që Mali i Zi mbetet partner i rëndësishëm rajonal për Kosovën”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike si dhe të ardhmen dhe perspektivën euro-atlantike që e kanë Kosova dhe Mali i Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat