Nazarko: Kosova e ka humbur mbështetjen e SHBA, duket se e ka fituar Serbia

Aktuale

Nazarko: Kosova e ka humbur mbështetjen e SHBA, duket se e ka fituar Serbia

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 18:13
Mentor Nazarko

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur për shqetësimin që krerët e shtetit të Kosovës nuk janë takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken. Tahiri theksoi se është hera e parë që liderët politik nuk takohen me figura të larta të SHBA në kuadër të konferencës së sigurisë në Mynih.

Sipas tij, ky është një injorim i qartë ndaj Kurtit dhe Osmanit. I pyetur për këtë gjatë intervistës për Newsline me moderatoren Viol Xhafaj, analisti Mentor Nazarko tha se Kosova nuk e ka më mbështetjen e dikurshme të SHBA dhe se sipas tij këtë vëmendje duket se e ka fituar Serbia.

“Nuk është sekret që për shkak të intenstifikimit të presionit ndërkombëtar, Kosova e ka humbur paksa mbështetjen e SHBA dhe në një kuptim ngjan sikur e ka fituar Serbia. Kjo duket jo thjesht në axhendë, në deklarimet nga SHBA, nga përplasja me Blinken për targat por dhe me një element tjetër që është fakti që për herë të parë Biden, në dy raste si festa e shtetësisë së Serbisë dhe dita e Pavarësisë, nuk ka përdorur termin njohja reciproke në qendër të marrëveshjes.

E ka përdorur këtë term një vit më para, edhe Trump përpara tij. Argumenti se Biden nuk e ka përdorur për të ruajtur negocimin mbi Serbinë nuk është valid sepse Trump, ishte gjithashtu në prag të negociatave dhe zgjodhi t’i lërkonte Vuçiç në vetë të parë njohje reciproke në qendër të marrëveshjes. Biden s’e ka bërë këtë.

Në letër flitet për një proces normalizimi. Kjo tregon se SHBA, të nxitur nga konflikti ruso ukrainas, janë investuar fuqishëm që ta tërheqin Serbinë në zonën perëndimore të influencës. Të shkohet drejt një objektivi që Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë. Në këto letra, mungon termi njohje reciproke.

Ka ndodhur për shkak të rritjes së peshës të Serbisë në kuadër të konfliktit ruso-ukrainas. Ka ndodhur dhe për shkak të lobimit serb në SHBA.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat