​Kurti priti në takim Drejtorin Rajonal të BERZh-it,do të vazhdojë mbështetja

Aktuale

​Kurti priti në takim Drejtorin Rajonal të BERZh-it,do të vazhdojë mbështetja

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 18:41
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ne takim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Drejtorin Rajonal të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Matteo Colangeli së bashku me drejtorin e aktual të këtij institucioni në Kosovë, Neil Taylor dhe drejtorin e ri, Sergiy Maslichenko.

“Diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm, projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të BERZh-it, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit. Gjatë takimit, kryeministri falënderoi Drejtorin e deritanishëm në Kosovë, Neil Taylor për bashkëpunimin e afërt dhe i uroi suksese në angazhimin e radhës, teksa i uroi mirëseardhje z. Maslichenko.

Nga kryeministri u theksuan veçanërisht projektet si ai i rehabilitimit të hekurudhës, përkatësisht për sinjalizim dhe telekomunikim në kuadër të saj, impiantet për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan dhe Mitrovicë, dhe projektet e efiçiencës energjetike me komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, për të cilat projekte Qeveria e Kosovës po bashkëpunon me BERZh-in. Z. Colangeli, në emër të BERZh-it shprehu gatishmërinë për të mbështetur qeverinë në projektet të ndryshme, me theks te ato në fushën e energjisë së ripërtëritshme (energji të erës dhe diellit), të efiçiencës së energjisë dhe sektorin privat”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, fundjavën që lëmë pas, kishte takuar Presidenten e BERZh-it, Odile Basso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat