Hoxha për Deharin: Unë prej fillimit kam thënë se është vrasje e dyshimtë

Aktuale

Hoxha për Deharin: Unë prej fillimit kam thënë se është vrasje e dyshimtë

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 20:54
Sylë Hoxha

Ish-Kryeprokurori, Sylë Hoxha, duke folur për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, tha se nuk beson se këto mostra do t’i hyjnë në punë kujtdo që i ka vjedhur apo zhdukur ato.

Madje ai tha se këto mostra është dashur tashmë ta kryejnë misionin e tyre.

“Nuk besoj që do t’i hyjnë në punë dikujt këto mostra vetëm se e ka keqpërdor detyrën, apo mund të jetë ndonjë vjedhje, hajni e këtyre motrave. Këto mostra sipas mendimit tim, është dashtë ta kryejnë misionin e tyre deri tash, por pse kanë qenë në ruajtje këto sigurisht se dikush është dashur t’i ruajn në vend të caktuar sikurse janë ruajtur deri në ditën kur u shpallën si të humbura”, tha ai.

Tutje Hoxha tha se asnjëherë nuk kishte thënë se kemi të bëjmë me vetvrasje, sepse siç tha ai, prej fillimit Hoxha kishte deklaruar se kemi të bëjmë me vrasje të dyshimtë.

“Unë nuk kam hetuar në rast, unë kam qenë kryeprokuror dhe unë prej fillimit kam thënë se është vrasje e dyshimtë. Ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka dalë me konkluzion se kemi të bëjmë me vetvrasje me asfiksi dhe unë vetëm e kam lexuar një mendim, apo një raport të atij Instituti.  Unë nuk jam ekspert me e ditë as s’kam pasë mundësi ta dijë se si ka ndodhur rasti, a është vrasje apo vetvrasje”, shtoi ai.

Ndryshe Astrit Dehari kishte vdekur në burgun e Prizrenit në vitin 2016, ku po mbahej në paraburgim.

Ai bashkë me disa aktivistë të VV-së dyshoheshin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovë me armë zjarri, ku më pas ata janë liruar nga këto akuza.

Familjarët, por edhe nga VV-ja dyshojnë se Astrit Dehari ishte vrarë. Ndërsa që kjo çështje ishte dërguar edhe në institutin zvicran.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte thënë se në raportin e pranuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, më 1 prill të këtij viti për rastin e Astrit Deharit, është thënë se analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, nuk kanë treguar profil të ADN-së përveçse të vetë atij.

Disa prej objekteve të analizuara kanë qenë brisku i rrojës, stilolapsi i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat