Arrestimi i serbit me 6 mijë e 300 copë fishekë/ Eksperti i sigurisë tregon dy mesazhet

Aktuale

Arrestimi i serbit me 6 mijë e 300 copë fishekë/ Eksperti i sigurisë tregon dy mesazhet

Nga: P.R Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 21:06
Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu ka arrestuar një mashkull i nacionalitetit serb i moshës 42 vjeçare me inicialet J. Zh, të cilit i janë gjetur në veturë mbi 6 mijë e 300 copë fishekë

Gjatë ditës së sotme në veri të Kosovës është arrestuar një mashkull i nacionalitetit serb i moshës 42 vjeçare me inicialet J. Zh, të cilit i janë gjetur në veturë mbi 6 mijë e 300 copë fishekë.

"Sot, më 21.02.2023, rreth orës 13:30, në fsh. Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull serb. Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. Policia vazhdon me aktivitete të shtuara për të ofruar siguri dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale përfshirë parandalimin e kontrabandës në pjesën veriore të vendit", thuhet në njoftimin e policisë.

E sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, kjo përcjellë dy mesazhe.

“Në lidhje me arrestimin e personit në veri po ipet një mesazh interesant që mund të nxjerrën dy konkludime: - Në pjesën veriore kemi vazhdimësi të kontrabandës e cila përpos pjesët e gjerave ushqimore, naftës tani mund të themi që kemi edhe mjete të rrezikshme siç është tani ky rast municion”, thotë Shala për “Bota sot”.

Image
Drizan Shala

“Konkluzioni i dytë dhe me i rëndësishëm mund të themi faktin që pjesa veriore është një Eldorado i grupeve kriminale dhe strukturave të sigurisë së Serbisë, që për synim mund të kenë vazhdimin e politikes destruktive në cenimin e rendit kushtetues të Kosovës”, shprehet Shala.

Më tej, ai thotë se Policia duhet të vazhdojë hetimet dhe të zbulohet se a ka vepruar i vetëm ky person.

“Pra në këtë pjesë duhet të fillojë hetimi dhe mbledhja e informacioneve relevante se ky person a ka vepruar vetëm a ishte pjesë e një grupi kriminal apo sigurisë së Serbisë etj”, thekson Shala.

Për fund, Shala tregon edhe masat që duhet të ndërmarrin institucionet e Kosovës për pjesën veriore të vendit.

“Ne duhet të marrim masa adekuate në patrollime në brezin kufitar edhe përmes dronëve të cilët do të mund të lehtësojnë veprimet policore, në atë pjesë në reagim ndërsa institucioneve tjera në preventive”, përfundon Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat