Si u hoq fotografia e Rugovës nga Kuvendi kur u shpall pavarësia?

Aktuale

Si u hoq fotografia e Rugovës nga Kuvendi kur u shpall pavarësia?

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 21:32
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në T7 se fotografia e Ibrahim Rugovës ishte larguar nga Kuvendi në kohën vitin 2008 kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës.

Haziri po ashtu tregon që ish-presidenti Fatmir Sejdiu nuk kishte këmbëngulur që të jetë shpallësi i pavarësisë në Kuvend, por këtë e kishte bërë Hashim Thaci.

“Sejdiu nuk është përfshirë dhe nuk ka kërkuar që të jetë folës. GJND e ka përmendur se një deputet është dashur ta shpallë. Deputeti si i zgjedhur nga populli flet dhe e shpallë. Thaci ishte kryeministër por nuk kishte hequr dorë nga posti i deputetit dhe ishte njeriu më i votuar në Kosovë. Në këtë rast është pritur pak a shumë, por ata e kanë deleguar”, tha ai.

Haziri shton se fotografia e Ibrahim Rugovës ishte larguar nga Kuvendi para ceremonisë, por që me këmbënguljen e LDK-së ajo ishte kthyer.

 “Problem ka qenë heqja e fotografisë së Kosovës prej Kuvendit. Koha e ka vendosur atë fotografi aty, pasi ishte fotografi morti e kohës së vdekjes”, tha ai.  

“Ishte larguar. Ne na lëndoi dhe kemi kërkuar kthimin e tij me cdo kush para se të ndodhë krejt ajo ceremoni dhe mirë që është kthyer”, përfundoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat