Avokati Vërtopi: Zbulimi i motivit çon te kryersi i zhdukjes së provave të Astrit Deharit

Aktuale

Avokati Vërtopi: Zbulimi i motivit çon te kryersi i zhdukjes së provave të Astrit Deharit

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 11:07
Florin Vërtopi

Sipas avokatit Florin Vërtopi nëse Prokurori arrin të zbulojë motivet e zhdukjes së provave të Astrit Deharit, kjo do ta çojë atë edhe te kryersi eventual i mostrave.  

Vërtopi në Prime Time tha se në faza të caktuara të hetimeve, prokurori i rastit mund të nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve të reja.

“Në praktikë te rastet e dyshimta të vrasjeve mirren mostrat e caktuara, të gjakut, urinës, lukthit, etj. Mirëpo, gjetja e kryersit të mundshëm tëv kësaj zhdukje apo provrave, nëse zbulohet motivi sigurisht mund ta dërgojë Prokurorin edhe te kryersi eventual, nëse ekziston një dyshim i caktuar i vrasjes së Astrit Deharit.

Në faza të caktuara, kur një prokuror ndërmerr veprime të caktuar qoftë në fazën kur nxerr aktvendim për fillimin e hetimeve, ose ndërmerr hetime të caktuara pa marrë vendim për filimin e hetimeve, ka të drejtë me siguru prova të caktuara”, theksoi avokati Vërtopi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat