Aksion i Gjykatës Speciale - Bastiset banesa e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, deklarohet avokati i tij

Aktuale

Aksion i Gjykatës Speciale - Bastiset banesa e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, deklarohet avokati i tij

Nga: Bota sot Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 12:34 Përditësuar në ora: 19:27 më 22.02.2023
Hashim Thaçi, Adil Behramaj

​Përfundoi bastisja, Qerkini: Nuk ka urdhër arrest për Behramajn

Ekipet e Speciales kanë kryer bastisje në banesën e Adil Behramajt, i cili ishte këshilltar i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Avokati i Behramajt, Artan Qerkini ka deklaruar se kjo është bërë me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara dhe lidhet me një pretendim të Prokurorisë se Specializuar për një vepër penale që sipas tyre është brenda juridiksionit të këtyre dhomave.

Pas përfundimit të bastisjes, Qerkini ka thënë se nuk ka urdhër arrest për Behramajn.

Qerkini: Mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese

“Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara është bastisur banesa e zoti Adil Behramaj në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specilaizuar për një vepër penale e cila sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e ka parë vendimin, e ka bërë një vlerësim fillestar të tij. Mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese mirëpo ne këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural”, ka thënë Qerkini.

Ai ka thënë se nuk është specifikuar për çfarë vepre bëhet fjalë derisa ka shtuar se nuk dihet nëse ka lidhje me rastin e Thaçit.

Qerkini: Është specifikuar vetëm një hetim për një vepër penale

“Nuk është specifikuar, është specifikuar vetëm një hetim për një vepër penale e cila bie sipas tyre nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara …. Është shumë herët të thuhet një gjë e tillë, ata nuk kanë dhënë komente se për çfarë hetimi bëhet fjalë, zoti Behramaj nuk është njoftuar as për shkakun as për bazën e akuzave potenciale kundër tij. Kështu është fazë shumë e hershme e hetimit dhe këto informata nuk i janë dhënë mbrojtjes, për këtë arsye nuk dëshirojmë të spekulojmë”, ka thënë Qerkini.

Para mediave ka daluar edhe Adil Behramaj i cili nuk ka dashur të komentojë rastin.

Behramaj: Po rezervohem prej komentimit kështu që fjalën po ja kaloj avokatit

“Po rezervohem prej komentimit kështu që fjalën po ja kaloj avokatit Artan Qerkini”, ka thënë shkurt Behramaj.

Bastisja në banesën e Behramajt ka filluar rreth orës 08:30 dhe ka zgjatur dhjetë orë.

Rreth këtij operacioni nuk kanë folur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk i komenton hetimet e saj”, kanë thënë në një përgjigje.

Gjatë operacionit janë parë ekipe të EULEX-it ndërsa jashtë ndërtesa është ruajtur nga pjesëtarë të Policisë se Kosovës.

Përfundoi bastisja, Behramaj: Po rezervohem prej komentimit

Ka përfunduar bastisja në banesën e Adil Behramajt, këshilltar i ish presidentit Thaçi. Ekipet e Speciales janë larguar nga ndërtesa ndërsa avokati i Behramajt ka thënë se nuk ka urdhër arrest për të dhe se i njëjti po qëndron në banesën e tij.

“Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara është bastisur banesa e zotit Adil Behramaj në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specilalizuar për një vepër penale e cila sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e ka parë vendimin, e ka bërë një vlerësim fillestar të tij. Mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese mirëpo ne këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural”, ka thënë Qerkini.

Bashkë me avokatin para gazetarëve doli edhe vet Behramaj.

“Po rezervohem prej komentimit kështu që fjalën po ia kaloj avokatit Artan Qerkini”, ka thënë shkurt Behramaj.

Përfundon bastisja te banesa e Behramajt, avokati Qerkini: Specialja po pretendon për një vepër penale

Artan Qerkini, avokati i Adil Behramajt, ka njoftuar se ka përfunduar bastisja e banesës ndaj ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Bastisja u zhvillua përmes një aksioni me urdhër nga Gjykata Speciale.

Megjithatë, ai para pak minutash deklaroi para gazetarëve se për këtë bastisje pati një pretendim nga ana e Speciales për një vepër penale.

Pa dhënë shumë detaje, Qerkini tregoi se kjo vepër penale sipas Dhomës së Specializuar është në juridiksion të tyre.

“Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur banesa e Adil Behramajt, me një pretendim për vepër penale e cila sipas tyre është juridiksionit të Dhomë së Specializuar. Dhoma e ka parë vendimin e ka bërë një vlerësim fillestar të tij. Mendojmë se ky vendim nëse disa pika është i përfshirë në shkelje Kushtetuese. Mirëpo ne, ne do të t’i adresojmë këto çështje në momentin e duhur”, tha Qerkini.

“Zoti Behramaj nuk është njoftuar për bazën e akuzave kundër tij, është fazë shumë e hershme”, shtoi ai.

Bastisja ndaj Behramajt ka filluar në mëngjesin e sotëm dhe ka zgjatur më shumë se 10 orë.

Këtë aksion të Speciales e ka asistuar edhe Policia e Kosovës bashkë me misionin e EULEX-it.

​Vazhdon bastisja në banesën e Adil Behramajt

Avokati Artan Qerkini ka deklaruar se bastisja në banesën e këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi është duke vazhduar.

Ai nuk ka treguar detaje rreth këtij operacioni veçse ka theksuar se të gjitha do të bëhen të ditura pasi të përfundojë bastisja.

Qerkini: Bastisja është në rrjedhë e sipër

“Bastisja është në rrjedhë e sipër, pas përfundimit të saj do të deklarohemi në tërësi ne lidhje me atë se çfarë ka ndodhur. Më lejoni të shkoj te vendi ku është duke u zhvilluar bastisja pastaj do të ju japim informata më të hollësishme. E gjithë kjo do të bëhet e ditur në fund të këtij procesi”. Bastisja është duke ndodhur në banesën e zotit Behramaj”, ka thënë Qerkini derisa ka hyrë në objektin ku banon Behramaj.

Mëngjesin e sotëm ka filluar basitsja në banesën e Adil Behramajt i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaci.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se nuk i komentojnë hetimet.

“ZPS nuk i komenton hetimet e saj”, thuhet në përgjigje.

Vetëm pas 6 orësh në afërsi të banesës së Behramajt shihet Policia e Kosovës

Për më shumë se gjashtë orë po vazhdon bastisja në banesën e ish-këshilltarit të ish- presidentit Hashim Thaçi, njëherish drejtorit të mediumit Demokracia.com, Adil Behramaj.

Mëngjesin e sotëm, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, ka nisur bastisja në banesën e tij.

Para banesës së Behramajt ndodhen një numër i madh policëve civilë të EULEX-it.

Ndërkohë vetëm pas 6 orë bastisje aty janë parë Policia e Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar s’e komenton aksionin në banesën e Behramajt

Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk i ka komentuar hetimet ndaj Adil Behramajt, ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi.

Këtë të mërkurë, u raportua se prokurori i Dhomave të Specializuara ka urdhëruar që të realizohet një aksion në banesën e Behramajt në Prishtinë.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, ka thënë se nuk e komentojnë hetimin mbi të.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi hetimet e veta”, është shprehur Bennett.

Pamjet KETU

Bastisja nga Gjykata Specialja te Behramaj, reagon ish-këshilltari i Thaçit

Nga: A. Zh

Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar për bastisjen që Gjykata Speciale është duke ia bërë Adil Behramajt.

Behrami e ka quajtur “skandal” bastisjen e ish-këshilltarit tjetër të Thaçit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky aksion i Prokurorisë së Speciales, është kërcënim i hapur ndaj mediave në Kosovë.

“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara”, ka shkruar Behrami në një postim në Facebook

Ende po vazhdon bastisja në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit

Mëngjesin e sotëm, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, është bastisur shtëpia e ish- këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Bastisjen e konfirmoi avokati i Behramajt, Artan Çerkini.

Çerkini tha bastisja po vazhdon akoma, derisa tha se nuk mund të japë detaje derisa të përfundojë aksioni.

“Po, unë kam qenë në cilësinë e avokatit Behramaj. Bastisja është në rrjedhje e sipër. Deri më tani janë duke u kryer veprimet e bastisjes. Deri të përfundojë bastisja nuk mund të deklarojë më shumë se kaq”, tha ai.

Aksion i Gjykatës Speciale - Bastiset banesa e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit

Që nga orët e mëngjesit është duke u realizuar një aksion i urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara. Cak është banesa e Adil Behramajt, drejtues i portalit Demokracia.com.

Behramaj në të kaluarën ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohë, në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

Në vendimin e publikuar nga Gjykata Speciale thekson se arsyet e mbajtjes së Thaçit në paraburgim vazhdojnë të jenë të qëndrueshme. Sipas Prokurorit të Specializuar, në shumë raste paraburgimi i Thaçit është parë si i justifikueshëm.

Pasi numëroi disa arsye për nevojën e vazhdimit të paraburgimit, Gjykata Speciale tregoi se çka saktësisht ka vendosur për Thaçin.

“Për arsyet e lartëcekura, Paneli nëpërmjet kësaj: Urdhëron vazhdimin e ndalimit të z. Thaçit; dhe Urdhëron ZPS-në të paraqesë parashtresat për shqyrtimin e radhës së ndalimit të z. Thaçit, jo më vonë se të hënën, 27 mars 2023, me përgjigje dhe kundërpërgjigje, duke ndjekur afatin kohor të paraparë në Rregullin 76” – shkruhet në vendimin e nënshkruar nga ana e gjyqtarit Charles L. Smith.

Ndërsa, prokuroria ka deri më 27 mars kohë që t’i përgjigjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat