Ende po vazhdon bastisja nga Specialja në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit

Aktuale

Ende po vazhdon bastisja nga Specialja në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 13:44
Adil Behramaj

Mëngjesin e sotëm, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, është bastisur shtëpia e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Bastisjen e konfirmoi avokati i Behramajt, Artan Çerkini.

Çerkini tha bastisja po vazhdon akoma, derisa tha se nuk mund të japë detaje derisa të përfundojë aksioni.

“Po, unë kam qenë në cilësinë e avokatit Behramaj. Bastisja është në rrjedhje e sipër. Deri më tani janë duke u kryer veprimet e bastisjes. Deri të përfundojë bastisja nuk mund të deklarojë më shumë se kaq”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat