15-vjetori i pavarësisë, ​Osmani pranon telegrame urimi nga liderë të rajonit

Aktuale

15-vjetori i pavarësisë, ​Osmani pranon telegrame urimi nga liderë të rajonit

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 14:06
Vjosa Osmani

Për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, krahas letrave të shteteve të QUNIT-it, presidentja e Republikës së Kosovës ka pranuar letra urimi edhe nga homologët e saj nga: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Në komunikatën për media bëhët e sditur se në letrën e urimit, Presidenti Begaj ka theksuar se vlerat kombëtare dhe marrëdhëniet vëllazërore e shumë dinamike janë në themel të bashkëpunimit të të dy shteteve.

“Kosova sot është jo vetëm një realitet i pakthyeshëm politik, por edhe një kontribuuese aktive për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, që në koordinim e bashkëpunim të ngushtë me aleatët më të mirë të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, po konsolidon dita-ditës institucionet e saj demokratike dhe po zgjeron bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare e ato rajonale”, thuhet në telegramin e presidentit Begaj.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi, ka theksuar në letrën e tij se Kosova në 15 vjetorin e pavarësisë, tejkaloi shumë sfida.

“Gjej rastin të shpreh kënaqësinë time për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, me bashkëpunimin e zgjeruar në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, i cili kam besimin se do të vazhdojë me intensitet të shtuar, me mbështetjen reciproke dhe shkëmbimin e përvojave në funksion të arritjes së synimeve tona strategjike për integrimin e plotë të dy shteteve tona në familjen evropiane”, thuhet në telegramin e presidentit Pendarovski.

Edhe presidentja sllovene, Nataša Pirc Musar ka uruar presidenten Osmani duke e përgëzuar për përparimin e Kosovë, duke premtuar mbështetje të mëtejme.

“Sllovenia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt sigurimit të progresit të reformave të nevojshme anëtarësimin në integrimin euroatlantik”, thuhet në letrën e urimit të presidentes Musar.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, në letrën e urimit ka potencuar se vizioni euroatlantik i të dy shteteve dhe vlerat e përbashkëta janë garanci e fuqizimit të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet të dy shteteve.

Në letrën e urimit të presidentit bullgar Rumen Radev, raportet ndërshtetërore me Kosovën janë vlerësuar si tejet miqësore.

“Vendi ynë ka qenë gjithmonë ndër përkrahësit më aktivë të ndërtimit të shtetit demokratik dhe multietnik të Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të tij. Shfrytëzoj rastin t'ju siguroj se do të vazhdojmë të mbështesim integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale dhe jam i bindur se kemi një të ardhme të përbashkët në familjen evropiane”, thuhet në telegramin e presidentit Radev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat