Dërguti pretendon se një shkrim mund të jetë arsyeja e bastisjes së ish-këshilltarit të Thaçit nga Specialja

Aktuale

Dërguti pretendon se një shkrim mund të jetë arsyeja e bastisjes së ish-këshilltarit të Thaçit nga Specialja

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 14:17
Aida Dërguti

Ish-nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, e ka ngritur një dyshim në profilin e saj në Facebook pas bastisjes së banesës së ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramajt.

Dërguti ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook një pjesë të një editoriali të shkruar nga Behrami.

Aty shprehet qëndrimi i tij në lidhje me Gjykatën Speciale.

“Nëse arsyeja e bastisjes së Adil Behramit qenka editoriali i tij, atëhere në shenjë të përkrahjes, po ia ripostoj deklaratën”,  u shpreh ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat