Vazhdon bastisja te shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, pamje nga vendi i ngjarjes

Aktuale

Vazhdon bastisja te shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, pamje nga vendi i ngjarjes

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 14:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, sot është bastisur shtëpia e Adil Behramajt, ish- këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gazetarja Arianita Zhegrova, po qëndron në vendin e ngjarjes, prej ku raporton se bastisja po vazhdon ende.

Në këtë bastistje po asiston edhe Policia e Kosovës.

Ndryshe, lajmin për bastisje e konfirmoi avokati i Behramajt, Artan Çerkini.

Çerkini tha bastisja po vazhdon akoma, derisa tha se nuk mund të japë detaje derisa të përfundojë aksioni.

“Po, unë kam qenë në cilësinë e avokatit Behramaj. Bastisja është në rrjedhje e sipër. Deri më tani janë duke u kryer veprimet e bastisjes. Deri të përfundojë bastisja nuk mund të deklarojë më shumë se kaq”, tha ai

Pamjet KETU 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat