Latifi për incidentet në xhami: Ato janë politike, ja kush fshihet prapa fanatikëve vahabistë

Aktuale

Latifi për incidentet në xhami: Ato janë politike, ja kush fshihet prapa fanatikëve vahabistë

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 15:12
Blerim Latifi

Analisti i politikës, Blerim Latifi, pretendon që incidentet në xhamitë si në rastin e rrahjes në Halabak të Podujevës, janë vetëm në dukje incidente fetare pasi sipas tij ato janë politike.

Latifi ka thënë se prapa fanatikëve fetarë fshihen agjenturat serbe ndërsa sipas tij, kushdo që i reziston atyre, përfaqësojnë interesin kombëtar.

Shkrimi i plotë:

Incidentet që po ndodhin herë pas here, si ky në xhaminë në Podujevë, vetëm në dukje janë incidente fetare. Në thelbin e tyre ato janë politike, por të shprehura në terma fetarë dhe ambiente fetare.

Prapa fanatikëve vahabistë fshihen agjenturat serbe, ndërsa imamët që po u rezistojnë atyre, përfaqësojnë interesin kombëtar brenda hapësirës institucionale të BIK.

Ky i fundit duhet të deklarohet: a është pro linjës së interesit kombëtar, apo pro lejimit të operacioneve speciale të agjenturave serbe në xhamitë e Kosovës.

Këto operacione nuk janë diçka e re. Janë vetëm rizbatim i ideve të moçme të gospodin Pashičit për turpnimin e dobësimin e shqiptarëve me anë të sponsorizimit të sherreve ndërfetare mes tyre. E për të pasur sherre të tilla, duhen fanatikë fetarë parasegjithash. Vahabistët e salafistët janë instrumente ideale për kët’ punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat