Policia kufitare në veri gjatë këtij muaji realizoi trembëdhjetë urdhëresa të gjykatave

Aktuale

Policia kufitare në veri gjatë këtij muaji realizoi trembëdhjetë urdhëresa të gjykatave

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 16:02
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në policia kufitare në veri këtë muaj ka realizuar 13 urdhëresa ndaj 10 personave kosovarë/shqiptarë dhe tre personave kosovarë/serbë të cilët kishin urdhëresë aktive nga organet e drejtësisë.

“Realizimi i urdhëresave nga organet e drejtësisë vazhdon të jetë një aktivitet i përditshëm i njësiteve policore në përgjithësi e në veçanti edhe i zyrtarëve policorë kufitar.

Zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policisë Kufitare-Veriu në Pikat e Kalimit Kufitar, gjatë periudhës kohore shkurt 2023, ka realizuar 13 urdhëresa ndaj 10 personave kosovarë/shqiptarë dhe 3 personave kosovarë/serbë që kishin urdhëresë aktive nga organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se policia në të gjitha rastet ka vepruar komform procedurave të parapara ligjore, ku personat e ndaluar janë dërguar pranë organeve të drejtësisë për procedura të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat