Gjykata Speciale aksion në shtëpinë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, reagon Faton Klinaku

Aktuale

Gjykata Speciale aksion në shtëpinë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, reagon Faton Klinaku

Nga: N. Sh. Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 16:22
Faton Klinaku

Gjykata Speciale ka realizuar sot një aksion pas shumë kohësh.

Ata për disa orë kanë bastisur shtëpinë e ish-këshilltarit të Presidentit Thaçi, Adil Behramaj.

Pas këtij aksioni ka reaguar UD. të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku përmes një reagimi në Facebook ka thënë se pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale.

Reagimi i plotë:

Pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale. Është duke bastisur banesën e udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, dhe ish-këshilltar i Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

Skandali edhe më i madh është se edhe pas gati dy vite e gjysmë të ngritjes së aktakuzave, kinse po bëjnë hetime.

#PoshtëGjykataSpeciale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat