Halimi: Ministri i Kulturës ka vendosur që RTK-në ta shndërrojë në “agjenci marketingu”

Aktuale

Halimi: Ministri i Kulturës ka vendosur që RTK-në ta shndërrojë në “agjenci marketingu”

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 17:42
Sibel Halimi

Raportimi se RTK-ja ka marrë përsipër që të prezantojë punën e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka bërë që të reagojë zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ashpër duke thënë se ministri i kulturës po e shndërron transmetuesin publik në agjenci marketingu.

Halimi, këtë e konsideron keqpërdorim brutat të shtetit.

“Edicionet kulturore kanë qenë mjaftueshëm të prezantuar në media, aq sa ka pasur aktivitete, nënkuptohet. Çdo televizion pothuajse ka emisione të caktuara për kulturë dhe sport. Por, kjo nuk i ka mjaftuar ministrit aktual të kulturës, i cili ka vendosur që RTK-në ta shndërrojë në “agjenci marketingu”.

Ky absurditet është keqpërdorim brutal i buxhetit të shtetit, sidomos në këtë kohë të zhvillimit teknologjik dhe mundësia e promovimit është shumë më e madhe edhe me më pak buxhet. Paaftësia për të zhvilluar dhe përkrahur kulturën nuk mund të mbulohet me kanale shtesë në televizione. Komuniteti i kulturës ka nevojë për përkrahje dhe investime.

Mungesa totale e kreativitetit, e nxitë Ministrin që ta cenojë edhe mediumin publik edhe buxhetin, përnjëherë”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat