Imeri thotë se refuzimi i planit franko-gjerman do të ishte fatal për Kosovën

Aktuale

Imeri thotë se refuzimi i planit franko-gjerman do të ishte fatal për Kosovën

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 18:40
Dorajet Imeri

Refuzimi i planit franko-gjerman për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, do të ishte fatal për vendin, sipas profesorit universitar, Dorajet Imeri.

Në anën tjetër, Imeri thotë se ky propozim i prezantuar nga Bashkimi Evropian, nuk do të refuzohet nga pala serbe.

“Shiheni procesin tonë të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, raportet me Bashkimin Evropian, aspektet politike, Kosova ma poshtë se kaq nuk e di se ku mundet të shkojë. Ndoshta kjo nuk është sa për të hedhur poshtë rëndësinë që ka një refuzim i kësaj, sigurisht që refuzimi do të ishte fatal për Kosovën. Sepse ka ndrojë se do të fitojë Serbia. Dhe padyshim se do të fitojë Serbia. Serbia këtë marrëveshje nuk e refuzon”, deklaroi ai.

Sipas tij, meqenëse Serbia nuk e refuzon këtë marrëveshje, Kosova do të provojë ta maksimizojë këtë dhe ta pranojë si të tillë.

Sipas Imerit, “në të kundërtën situata do ta vendoste Kosovën gjeostrategjikisht në pozicionin më të pafavorshëm në historinë e saj”.

Propozimi i njohur edhe si plani franko-gjerman ka mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat