Përfundon bastisja te banesa e Behramajt, avokati Qerkini: Specialja po pretendon për një vepër penale

Aktuale

Përfundon bastisja te banesa e Behramajt, avokati Qerkini: Specialja po pretendon për një vepër penale

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 18:47
Adil Behramaj

Artan Qerkini, avokati i Adil Behramajt, ka njoftuar se ka përfunduar bastisja e banesës ndaj ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Bastisja u zhvillua përmes një aksioni me urdhër nga Gjykata Speciale.

Megjithatë, ai para pak minutash deklaroi para gazetarëve se për këtë bastisje pati një pretendim nga ana e Speciales për një vepër penale.

Pa dhënë shumë detaje, Qerkini tregoi se kjo vepër penale sipas Dhomës së Specializuar është në juridiksion të tyre.

“Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur banesa e Adil Behramajt, me një pretendim për vepër penale e cila sipas tyre është juridiksionit të Dhomë së Specializuar. Dhoma e ka parë vendimin e ka bërë një vlerësim fillestar të tij. Mendojmë se ky vendim nëse disa pika është i përfshirë në shkelje Kushtetuese. Mirëpo ne, ne do të t’i adresojmë këto çështje në momentin e duhur”, tha Qerkini.

“Zoti Behramaj nuk është njoftuar për bazën e akuzave kundër tij, është fazë shumë e hershme”, shtoi ai.

Bastisja ndaj Behramajt ka filluar në mëngjesin e sotëm dhe ka zgjatur më shumë se 10 orë.

Këtë aksion të Speciales e ka asistuar edhe Policia e Kosovës bashkë me misionin e EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat