“S’po muj ia fali vetes…”/ Edukatorja që rrahu 5-vjeçarin me nevoja të veçanta i kërkon falje prindërve

Aktuale

“S’po muj ia fali vetes…”/ Edukatorja që rrahu 5-vjeçarin me nevoja të veçanta i kërkon falje prindërve

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 20:50
Ilustrim

Pas dyshimeve për një rast të dhunës që ka ndodhur më “Kopsht dhe Çerdhe Nina” në Mitrovicë, edukatorja që dyshohet se rrahu fëmijën 5-vjeçar me nevoja të veçanta është larguar nga puna.

Kjo u bë e ditur nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, teksa hetimet kanë nisur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Fotoja e fëmijës që u rrah është publikuar, ndërkohë që edukatorja i ka kërkuar falje prindërve të tij.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të merren masat e nevojshme hetimore, me ç’rast është intervistuar e dyshuara dhe e njëjta më pas është lënë e lirë. Ndaj saj ishte iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” .

Për gjithë këtë rast të ndjeshëm, drejtoresha e kopshtit, Agnesa Shipoli – Nika, kishte refuzuar të deklarohet. 

Në një prononcim ajo tha se nuk ka kohë e as nevojë të sqarohet për atë që është denoncuar.

 “As me zbulu viktimën, as kurrgjë hiç, çkado që keni informacione, qysh ose ashtu, qyshdo që i keni. Përderisa nuk ka ankesë…Jo, nuk dua, absolut. Kqyrne në Polici a kena hesht. Ditën e mirë, nuk kom nevojë me të jep ma shumë informacion. Nuk kom kohë ma shumë. Shkoni në Polici merruni me rastin. A ka mundësi mos me më pengu ma gjatë? S’po du me të jep informacion, hiç.”, tha ajo.

Pasi ngjarja mori ‘dhenë’, Shipoli-Nika doli me një komunikatë për media, ku ka dhënë një shpjegim për rastin.

Image
Komunikatë për media

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat