“Po largohem nga Kosova…”, zhduket 17-vjeçarja nga Vitia, lë një letër për familjen

Aktuale

“Po largohem nga Kosova…”, zhduket 17-vjeçarja nga Vitia, lë një letër për familjen

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 22:13
Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.

Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Kështu ka ndodhur edhe sot në Viti, ku një person ia ka mësyrë stacionit të Policisë, për ta raportuar si të zhdukur motrën e tij, e cila që nga mëngjesi ka dalë nga shtëpia dhe nuk kanë asnjë informacion se ku gjendet.

Gazeta mëson se vajza është e moshës 17-vjeçare, e cila doli nga shtëpia në orët e mëngjesit dhe ka lënë një letër, ku ka shkruar se po largohet nga Kosova.

Të shqetësuar për vajzën, familja ka kërkuar ndihmën e Polici, me ç’rast kanë nisur hetimet për të kërkuar nëse e mitura gjendet në Kosovë apo është larguar siç ka paralajmëruar, por akoma nuk është gjetur.

Pavarësisht kësaj, kërkimet po vazhdojnë, teksa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar hetimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat