Aksidenti me katër viktima në Koshare, reagon Çitaku: Qeveria të marrë masa

Aktuale

Aksidenti me katër viktima në Koshare, reagon Çitaku: Qeveria të marrë masa

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 22:28
Vlora Çitaku

Katër persona kanë mbetur të vdekur sot si pasojë e një aksidenti në Koshare të Ferizajt.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë masa për rritjen e kontrollit në trafik.

“Katër jetë të humbura sot në një aksident trafiku. Ngushellime familjarëve.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet që urgjentish të marrë masa për të rritur kontrollin në trafik”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat