Zemaj: Kurti e pranoi planin franko-gjerman për shkak se u josh nga pushteti, në të është edhe Asociacioni

Aktuale

Zemaj: Kurti e pranoi planin franko-gjerman për shkak se u josh nga pushteti, në të është edhe Asociacioni

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 00:13
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se plani franko-gjerman është larg asaj që ka garantuar VV para se të marrë pushtetin dhe është shumë larg marrëveshjes finale.

Zemaj, duke komentuar qëndrimet e VV-së në opozitë dhe duke i krahasuar tani në pushtet, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “të paaftë”. Zemaj thotë se Kosova hubmi një pozicion të favorshëm për shkak të luftës në Ukrainë që të përfitojë në arenën ndërkombëtare.

“Paaftësia , mos të them edhe mospërvoja, na ka shkaktuar dëm të madh dhe mënrya se si VV është munduar të krijojë ndryshimin. Ne kemi pasur një pozitë, mos të them shumë të favorshëm, për shakk të luftës në Ukrainë”, thotë ai.

Zemaj ka thënë tutje se joshja nga pushteti, e ka shtyrë Kurtin që të pranojë planin franko gjerman.

“Le që nuk jemi favorizuar, por sot ne kemi më pak sovranitet në veri nga kjo mospërgjegjësi. Këtë e kemi edhe nga egoja dhe papërgjegjësia e tij që të jetë kryeministër. E ka kuptuar dhe e ka pranuar këtë plan për shkak të joshjes nga pushteti. Parimisht e ka pranuar. Brenda saj edhe Asociacionin. Ashtu si elektroseverin në veri. Nëse arrin që të marrë disa pika e disa të tjerë jo, atëherë nuk është e mundur. Nuk e di që ka nëse e fut një nënshkrim diku e pastaj thotë këtë pikë nuk e pranoj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat