Zyra e Kryeministrit hap dy konkurse

Aktuale

Zyra e Kryeministrit hap dy konkurse

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 10:48
Qeveria e Kosovës

Zyra e Kryeministrit ka hapur dy konkurse, përmes secilës po kërkohen dy anëtarë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës dhe një për Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).

Sipas ZKM-së, të dyja konkurset janë shpallur më 20 shkurt. Konkursi është i hapur deri më 10 mars.

Bazuar në përshkrimin e konkursit, për pozitën ‘anëtar i  Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës’, thuhet se kandidati të jetë i kualifikuar në drejtësi, ekonomi ose drejtim të barasvlershëm si dhe të ketë pesë vite përvojë pune profesionale.

“Askush nuk mund të emërohet anëtar i Komisionit nëse: 2). brenda dy (2) viteve të fundit ka qenë anëtar i bordit drejtues ose menaxhues të një ndërmarrjeje ose grupimi të ndërmarrjeve; në pesë (5) vitet e fundit është dënuar me vendim të prerë për veprat penale: të korrupsionit zyrtar; keqpërdorim i detyrës zyrtare; krime ekonomike dhe konflikt të interesit. 3. Gjatë ushtrimit të mandatit, anëtari i Komisionit nuk mund të ketë interes pronësor, marrëdhënie pune ose marrëdhënie kontraktuese me një ndërmarrje ose grupim të ndërmarrjeve; të jetë zyrtar publik; të përfshihet në veprimtari politike”, thuhet në konkurs.

Ndërkohë, për përzgjedhjen e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), kandidati që t’i plotësojë kushtet e nevojshme për këtë pozitë – ndër të tjera – duhet të ketë të përfunduar provimin e jurisprudencës dhe të ketë së paku tre (3) vjet përvojë profesionale në njërën nga këto fusha: drejtësi, administratë publike, financa publike ose prokurim.

Po ashtu, kërkohet që kandidati të ketë aftësi për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndërgjegjshme, me vendosmëri dhe përgjegjshmëri.

“Inkurajohen të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit tjerë që të aplikojnë në konkursin për anëtar të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP)”, thuhet në konkurs.

Të dyja konkurset mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat