Haxhiu i kthehet ashpër Berishës për rastin Dehari: Marre të koftë

Aktuale

Haxhiu i kthehet ashpër Berishës për rastin Dehari: Marre të koftë

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 12:07
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, për rastin Dehari.

“Marre të koftë”, tha ajo.

Më pas, ministrja Haxhiu iu drejtua opozitës dhe tha se “do ua ndalonte me ligj të flisnin për Astrit Deharin”.

“Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin… sepse ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari, ju… Prandaj asnjë fjalë për Astrit Deharin, as edhe një fjalë, sepse ju i keni duart e lyme me gjak… Marre, duhet me pas pak ftyrë, në kohën e juve është vrarë Astrit Dehari”, tha Haxhiu.

Berisha gjatë fjalës së tij tha se Ministrja Haxhiu duhet të marr përgjegjësi duhet të marrë përgjegjësi për zhdukjen e mostrave.

“Indikative mbetet poashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me mbiemrin e vëllezërve Dehari. E unë e pyes se cili ishte roli i tyre, a e bëtë për heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave dhe në vend që ministrja të marr përgjegjësi, që i bie tavolinës, ajo filloi me akuzu prapë opozitën. E di Astyrit Dehari ishte kundër marrëveshje që keni nënshkru dhe kundër tradhtisë që po bëni”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat