Agim Bahtiri thërret tubim: Të tregojmë qëndresën stoike kundër Asociacionit famëkeq

Aktuale

Agim Bahtiri thërret tubim: Të tregojmë qëndresën stoike kundër Asociacionit famëkeq

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 20:10
Agim Bahtiri

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës dhe anëtarëi i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka thirrur një tubim me qytetarë në Gushavc.

Krejt kjo, për të bërë thirrje kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ju ftoj që sikur çdoherë tjetër, edhe kësaj radhe të tregojmë qëndresën tonë stoike për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, njëkohësisht, ta inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të mos lëshojë pe dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë themelimin e këtij asociacioni famëkeq., ka shkruar ai.

Tubimi, sipas detajeve që i ka treguar Bahtiri, do të fillojë të dielën në orën 12:00.

Njoftimi i plotë:

• TUBIM ME QYTETARË •

Kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe

Të nderuar qytetarë,

Gjaku i dëshmorëve na thërret edhe nga varret, që të bëhemi bashkë e të mos lejojmë që armiku serb të sundojë në tokën tonë.

• Vendi: SHFMU “Harun Beka” – Gushavc

• Data: 26.02.2023 (e diel)

• Ora: 12:00

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat