Flet për herë të parë polici malazez që goditi profesorin shqiptar

Aktuale

Flet për herë të parë polici malazez që goditi profesorin shqiptar

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 20:34
Polici malazez sulmon brutalisht profesorin shqiptar në veturë.

Polici kufitar i Malit të Zi, Dragan Shqekiq, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj profesorit shqiptar Petraq Milo në pikën e përbashkët kufitare Sukobin-Muriçan, ka folur për herë të parë për rastin.

Ai tha se atë ditë i kishte “plas filmi” për shkak të injorimit të vazhdueshëm të Milos, dhe mosbindjes së urdhrave të tij dhe të kolegëve.

Ai dhe kolegu i tij Nikolla Boleviq, janë marrë në pyetje për keqtrajtimin që ia kanë bërë shtetasit shqiptar.

Siç raporton Vijesti, Shqekiq dhe kolegu i tij Boleviq pas seancës dëgjimore në Ulqin, janë liruar nga burgu dhe hetimi ndaj tyre do të vazhdojë në liri.

Gjatë marrjes në pyetje të Shqekiq dhe Boleviqit në Ulqin, dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën para ndërtesës në shenjë përkrahje.

Përveç prokurorisë, hetimin për këtë rast e ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës Policore – Ministria e Punëve të Brendshme, dhe ajo procedurë ende po vazhdon.

MPB-ja e Malit të Zi ka njoftuar se gjatë procedurës së kontrollit të brendshëm, inspektorët kanë marrë dokumentacionin zyrtar lidhur me këtë rast.

“Është marrë video-materiali i regjistruar nga video survejimi i instaluar në pikën kufitare Sukobin-Muriçan, dhe përmes bashkëpunimit ndërkombëtar policor pritet një deklaratë për ngjarjen nga qytetarët e Shqipërisë. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjelljes së kundërligjshme të punonjësve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për inicimin e procedurave për përcaktimin e përgjegjësisë”, thuhet në MPB të Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat