Molliqaj thotë se ka mundësi që Vetëvendosja i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit

Aktuale

Molliqaj thotë se ka mundësi që Vetëvendosja i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 21:11
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se ka shumë mundësi që mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur vet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Madje sipas tij, partia e kryeministrit Albin Kurti e ka përdorur rastin e Deharit për të ardhur në pushtet.

“Unë besoj që Vetëvendosje e ka përdorur Astrit Deharin për të ardhur në pushtet. Prandaj, edhe zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, i ka dy gjëra me rëndësi, e para, ato nuk e pengojnë hetimin dhe e dyta, unë besoj që ka shumë mundësi që Vetëvendosje vet i kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Informata nuk kam, por kam analizë”, deklaroi Molliqaj.

Andaj, Molliqaj vlerësoi se zhdukja e mostrave të rastit Deharit, nuk e zhduk aspak cilësinë e hetimit.

“Nga kjo krijohet një opinion publik që e pamundësoi drejtësinë për Astritin”, shtoi tutje ai.

Gjithashtu, Molliqaj vlerësoi se Qeverisë Kurti nuk i intereson aspak e vërteta për Astrit Deharin.

“Vendosja e drejtësisë për Astritin, do t’i ndëshkojë dy kategori shoqërore. Ata të cilët janë ngutur dhe e kanë inskenuar rastin pa prova dhe nën presionin politik dhe ata të cilët e kanë instrumentalizuar, e që janë Qeveria Kurti, duke mashtruar opinion publik. Pra, të dy palëve, nuk i intereson e vërteta për Astrit Deharin”, theksoi Molliqaj.

Ndryshe, çështja e zhdukjes së këtyre provave në IML është duke e hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat