Përplasje për rastin Dehari: “Nëse vritet aktivisti e kalli shtetin”

Aktuale

Përplasje për rastin Dehari: “Nëse vritet aktivisti e kalli shtetin”

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 22:14
Lirim Mehmetaj dhe Frashër Krasniqi

Ka kohë që rasti i vdekjes së dyshimtë të ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, është duke prodhuar debate të ashpra në skenën politike të vendit.

Kësaj here me tone të larta janë përplasur Lirim Mehmetaj dhe anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi.

Mehmetaj e ka cituar kryetarin e PSD-së, i cili para disa ditësh tha se po të ishte i bindur se Astrit Dehari është vrarë, do ta kishin “kallur shtetin”.

Kjo, sipas tij, është mungesë e respektit ndaj shtetit. Sipas tij, duhet të ndahen individët nga shteti dhe institucionet.

Krasniqi, atij iu kundërpërgjigj duke i thënë se nëse do të besonte se ishte vrarë Dehari, do ta “kallte shtetin”.

Më poshtë gjeni një pjesë nga diskutimi i të dy penalistëve:

Krasniqi: Me ta vra dikënd? Me ta vra aktivistin politik?

Mehmetaj: Kush je ti me kallë Kosovën, a e di sa njerëz vdesin me kallë krejt vendin a?

Krasniqi: Nëse shteti më vranë, normalisht që ka me kallë, nuk ka përgjegjësi individuale. Kush është shteti me të vra?

Mehmetaj: Nuk të vranë shteti, kjo është mungesë totale e respektit ndaj shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat