Dardan Sejdiu flet për Albin Kurtin: Çka ka me nënshkru ky? – kurrgjë hiç!

Aktuale

Dardan Sejdiu flet për Albin Kurtin: Çka ka me nënshkru ky? – kurrgjë hiç!

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 22:24
Dardan Sejdiu

Opinionisti Dardan Sejdiu, po vlerëson se secila marrëveshje që e mban në vazhdim dialogun me Serbinë, për të mbetet e papranueshme.

Kjo siç tha ai në Rubikon, meqë ujditë e tilla, vetëm sa e mbajnë Kosovën peng në dialog.

”Çdo marrëveshje e cila e vazhdon dialogun me Serbinë, për mua është e papranueshme. Çdo marrëveshje e cila e mban Kosovën peng, në dialog me Serbinë, është e papranueshme”.

Ai madje u shpreh i ashpër ndaj kryeministrit Kurti, se të hënën e 27 shkurtit, nuk do të firmoset ujdi për asnjë gjë konkrete.

”Çka ka me nënshkru ky [Albin Kurti]? – kurgjë hiç”.

”Për çka kanë me u marrë vesh, është për peng. Kemi me u marrë vesh për me nejt peng. Asnjë gjë nuk nënshkruhet. Për asnjë gjë nuk mirremi vesh. Nuk nënshkruhet asnjë gjë”, u përgjigj Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat