Para takimit Kurti-Vuçiq, kjo është thirrja e ShBA-së

Aktuale

Para takimit Kurti-Vuçiq, kjo është thirrja e ShBA-së

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 09:40
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Shtetet e Bashkuara njoftuan se mbështesin fuqishëm propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

ShBA kërkon nga të dy palët që të tregohen konstruktivë në takimin e së hënës në mënyrë që të ecet përpara në këtë proces.

“Ne presim që të dy liderët t’i qasen takimit në frymën konstruktive të nevojshme për të ecur përpara në përputhje me të”, thuhet në përgjigjen  për Zërin e Amerikës, të  Departamentit  amerikan të Shtetit, në prag të raundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të mbahet të hënën në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç tha dje dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, përveç deklaratës zyrtare të pranimit, duhet të shqyrtojnë edhe detajet e zbatimit të propozimit evropian.

Por, Lajçak tha se nuk do të ketë vend për negociata, pasi plani si i tillë është “merre ose lëre”.

“Plani në vetvete nuk do të negociohet, vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian. Palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me ta dhe ne nuk shohim arsye, as gjasa për negociata. Ne besojmë vërtetë se është plani që trajton çështjen, që respekton vijat e kuqe të të gjitha palëve dhe ofron maksimumin e arritshëm”, deklaroi Lajçak në intervistë për RTK.

Emisari i BE-së  tha se presin që, në takimin e 27 shkurtit, të dy liderët ta pranojnë propozimin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat