Hamiti: E vetmja kauzë që e mbron pushteti është mbrojtja e ambasadorit Berishaj

Aktuale

Hamiti: E vetmja kauzë që e mbron pushteti është mbrojtja e ambasadorit Berishaj

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 10:56
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se Kosova nuk ka politikë të jashtme.

Ai ka bërë me dije se e vetmja kauzë që e mbron pushteti në Kosovë është mbrojtja e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë rol në marrëveshjen Kosovë-Serbia.

“Kosova pa politikë të jashtme. E vetmja kauzë që e mbron pushteti në Kosovë është mbrojtja e ambasadorit Martin Berishaj që është në qendër të skandalit rajonal, ndërkombëtar. Pse po e mbron?! Qeveria pa rol në marrëveshjen Kosovë - Serbi. Aleatët e kanë bërë planin, po thotë Kryeministri Kurti. Domethanë, Qeveria jonë missing in action. Siç i ka hije - missing in action!”, ka shkruar Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat