Haxhiu njofton se komisioni ka miratuar amendamentet kushtetuese për vettingun

Aktuale

Haxhiu njofton se komisioni ka miratuar amendamentet kushtetuese për vettingun

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 12:38
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se komisioni ad-hoc i Kuvendit për zhvillimin e procesit të vettingut, ka miratuar amendamentin kushtetues për këtë proces.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu është shprehur e lumtur për miratimin e këtij amendamenti.

“E lumtur që Komisioni Ad-Hoc i Kuvendit të Republikës Kosovës, me unanimitet të plotë ka miratuar amendamentet kushtetuese për vettingun në Sistemin e Drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu.

Njëherit, Haxhiu ka falënderuar edhe anëtarët e komisionit, përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, anëtarët e shoqërisë civile, partnerët ndërkombëtar dhe ekspertët e pavarur për kontributin e tyre në finalizimin e amendamenteve kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat