“Letrat për nënshkrim janë bërë gati”, sipas Maliqit takimi Kurti-Vuçiq nuk do të jetë i kotë

Aktuale

“Letrat për nënshkrim janë bërë gati”, sipas Maliqit takimi Kurti-Vuçiq nuk do të jetë i kotë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 13:15
Shkëlzen Maliqi

Takimi i radhës në mes të Albin Kurtit dhe Aleksader Vuçiqit në Bruksel pritet të sjell rezultate konkrete.

Analisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se ata të hënën mund të nënshkruajnë një marrëveshje bazë. Sipas tij, ndërmjetësuesi i ka bërë gati letrat për nënshkrim.

Analisti Shkëlzen Maliqi beson se në takimin e të hënës në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, mund ta nënshkruajnë një marrëveshje bazë me korniza të prera obliguese.

Ai ka bërë me dije se ky dokument mund të jetë një paramarrëveshje me korniza të obligimeve për palët, ku do të përcaktohen afatet e negocimit për marrëveshjen finale.

Maliqi ka vlerësuar se burime të besueshme tregojnë se ekipet e ekspertëve i kanë përgatitur letrat për nënshkrim, transmeton Syri.net Kosova

Ai ka treguar se krejt çfarë mund të bëhet në ketë takim është të hiqet ndonjë element dytësor.

Sipas Maliqit, dokumenti do të jetë një udhërrëfyes që pasqyron skenarin final të marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat