Selmanaj dhe Mustafa: Të mbrojmë dinjitetin e Kuvendit dhe vendit

Aktuale

Selmanaj dhe Mustafa: Të mbrojmë dinjitetin e Kuvendit dhe vendit

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 15:12
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj dhe Besian Mustafa

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj dhe Besian Mustafa, të sot kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Sipas tyre, Berishaj ka gënjyer gjatë dëshmisë në komisionin hetimor parlamentar më 17 nëntor të vitit 2022. Sipas deputetëve këtë veprim e kanë ndërmarrë që të mbrojnë dinjitetin e Kuvendit dhe vendit.

“Kallzimi penal është dorëzuar që që mbrojmë dinjitetin e Kuvendit dhe vendit” thuhet nga deputeti Selmanaj.

Sipas kallëzimit penal, publikimi në medie i transaksioneve financiare të kompanisë së Ambasadorit Berishaj, edhe gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022, nxjerrin përfundimin se Berishaj ka konsumuar vepër penale sipas nenit 383 “Deklarimi i rremë nën betim” dhe nenit 384 “Deklarimi i rremë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kur ka dëshmuar pranë komisionit hetimor parlamentar me 17 nëntor 2022, duke thënë për kompaninë e tij “MB Consulting” “se është firmë që e ka formuar në vitin 2017 dhe se e njëjta nuk funksionon nga viti 2020”.

Në rast se shpallet fajtor, Berishaj mund të dënohet deri në 5 vite burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat