“Qenka nxehur z. Peci”, Hoti nuk kursen gjuhën në reagimin kundër ministrit të Bujqësisë

Aktuale

“Qenka nxehur z. Peci”, Hoti nuk kursen gjuhën në reagimin kundër ministrit të Bujqësisë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 16:45
Faton Peci dhe Avdullah Hoti

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e ka quajtur manipulant ish-kryeministrin dhe deputetin e LDK-së, Avdullah Hotin.

Peci, ka shkruar se Hoti nuk është dëgjuar duke diskutuar për sektorin e Bujqësisë sa ka qenë Ministër i Financave dhe Kryeministër jo-legjitim.

Kjo, pasi që deputeti Hoti sot ka publikuar disa shifra sa i përket importit të produkteve bujqësore.

E, Hoti i ka reaguar ministrit Peci duke thënë se ky i fundit qenka nxehur, dhe se shifrat e publikuara i paskan djegur.

Postimi i tij i plotë:

Qenka nxehur z.Peci. I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes. I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike. E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime.

Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat