Presidentja Osmani emëron një anëtar të ri të KQZ-së

Aktuale

Presidentja Osmani emëron një anëtar të ri të KQZ-së

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 17:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar sot anëtarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi.

Krasniqi është emëruar konform propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ku ipas legjislacionit në fuqi, do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat