Hoti: Njohja faktike nga Serbia nuk e përmbyll problemin Kosovë-Serbi

Aktuale

Hoti: Njohja faktike nga Serbia nuk e përmbyll problemin Kosovë-Serbi

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 18:08
Afrim Hoti

Afrim Hoti, thotë se nga takimi i së hënës pret zhvillime pozitive, por thotë se nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje që parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia

“Parimisht pres konstruktivitet nga të dyja palët. Tashmë po dihet që po flasim për një projekt që është diskutuar dhe detajet e të cilit janë të njohura për Kosovën dhe Serbinë, për Kurtin dhe Vuçiqin dhe se po dua të tingëllojë pak sa optimist me vet faktin që ata janë të njohura me këto detaje dhe kanë pranuar që të marrin pjesë në Bruksel mendoj që do të ketë zhvillime pozitive. Jo, fatkeqësisht ky nuk është rast. Në këto rrethana si duket po gjendet një modalitet i ndërmjem, një modus vivendi që nënkupton një njohje faktike, e njohja faktike nuk është përmbyllje e problemit Kosovë-Serbi”, është shprehur Hoti.

I pyetur se a mund te ketë kompromise të dhimbshme ku mund të preket edhe integriteti territorial i vendit, Hoti ka dhënë këtë përgjigje.

“Aktualisht jo, sepse po flasim për një marrëveshje që tash është në tavolinë. E keqja e kësaj marrëveshje është fakti i mosnjohjes definitive në kuptimin formal të Kosovës nga Serbia, e në staza nuk mund të përjashtohet edhe ky opsion. Asociacioni është pjesë e pakos, pjesë e marrëveshjes dhe nëse arrihet nënshkrimi i marrëveshjes kjo nënkupton para së gjithash edhe çështjen e Asociacionit, nuk negociohet por është pjesë e pakos së marrëveshjes”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat