Zogiani: Nëse reciprociteti bëhet princip në negociata me Serbinë, të gjitha çështjet zgjidhen

Aktuale

Zogiani: Nëse reciprociteti bëhet princip në negociata me Serbinë, të gjitha çështjet zgjidhen

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 18:17
Aktivisti i VV-së, Avni Zogiani

Aktivisti i VV-së, Avni Zogiani, është inspiruar nga fjalimi i kryeministrit Albin Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, i cili ka thënë se në dialogun me Serbinë parimi i reciprocitetit duhet të jetë si princip.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka shkruar se nëse reciprociteti vendoset si princip në negociatat me Serbinë, atëherë të gjitha çështjet do të zgjidhen në mënyrë automatike.

Në këtë mënyrë, sipas tij, secila palë do të ishte e kujdesshme në këtë proces. 

“Nëse reciprociteti vendoset si princip në negociata, të gjitha çështjet zgjidhen në mënyrë automatike, sepse secila palë do të kishte kujdesë çfarë do kërkonte, duke qenë se atë që kërkon edhe duhet ta japësh!”, ka shkruar Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat