Serbët e kërcënuan me jetë deputetin shqiptar, reagon ashpër profesori: Kur thika të shkojë në kockë, mbaron “qetësia” fisnike!

Aktuale

Serbët e kërcënuan me jetë deputetin shqiptar, reagon ashpër profesori: Kur thika të shkojë në kockë, mbaron “qetësia” fisnike!

Nga: A.M. Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 22:46

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është kërcënuar me jetë.

E për këtë, ka reaguar profesori Enver Bytyçi, ku përmes një postimi në Facebook u shpreh se shënjestrimi i tij nga ekstremistët serbë ishte i pritshëm.

Kjo, për shkak se Kamberi njihet për qëndrimet e tij kundër presidentit të Serbisë dhe politikave anti-shqiptare të Beogradit.

Po ashtu, profesori kishte edhe një mesazh për serbët në Serbi,

“Në Serbi duhet të kuptojnë se „shqiptarët gjenden në këtë pozicion „mbrojtjeje“ dhe qetësie“, sepse ata nuk duan t’i japin alibi agresorëve serbë për luftëra të reja midis shqiptarëve dhe serbëve! Por kur thika të shkojë në kockë, pra, nëse i preket vetëm një qime floku përfaqësuesit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, atëherë mbaron periudha e kësaj „qetësie“ fisnike!”, shkroi ndër të tjera profesor Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është kërcënuar me jetë nga një qytetar me kombësi serbe. Zoti Kamberi njofton se ka marrë një mesazh në postën e tij elektronike ku i thuhet: „... sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“. Mesazhi është dërguar nga një person me emrin Danijell Millkoviq.

Ndërkohë nesër Aleksandër Vuçiq do të jetë në Bruksel në tryezën e diskutimit për të pranuar marrëveshjen e parashtruar nga Bashkimi Europian. Shaip Kamberi njihet për qëndrimet e tij kundër presidentit të Serbisë dhe politikave anti-shqiptare të Beogradit. Prandaj dhe shënjestrimi i tij nga ekstremistët serbë ishte i pritshëm.

Por presidenti dhe qeveria serbe duhet të paralajmërohen edhe nga faktori euro-amerikan se kërcënime të tilla çojnë në destabilizmin e Serbisë e të rajonit. Beogradi duhet të llogarisë në pasojat e pariparueshme, nëse cenohet jeta dhe integriteti i deputetit shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Në Serbi duhet të kuptojnë se „shqiptarët gjenden në këtë pozicion „mbrojtjeje“ dhe qetësie“, sepse ata nuk duan t’i japin alibi agresorëve serbë për luftëra të reja midis shqiptarëve dhe serbëve! Por kur thika të shkojë në kockë, pra, nëse i preket vetëm një qime floku përfaqësuesit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, atëherë mbaron periudha e kësaj „qetësie“ fisnike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat