PSD me aksion dy orë para takimit Kurti - Vuçiq

Aktuale

PSD me aksion dy orë para takimit Kurti - Vuçiq

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Nesër do të mbahet takimi i shumëpritur mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe të parit të serbëve, Aleksandar Vuçiq.

Pak orë para takimit në Bruksel, në Prishtinë, do të mbahet një aksion simbolik.

Ky aksion do të organizohet nga Partia Socialdemokrate. Kështu ka bërë të ditur vet kjo parti përmes një komunikate.

Nesër, me datën 27 shkurt (e hënë), duke filluar nga ora 13:00, PSD do të mbajë aksion simbolik pranë ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu””, thuhet veç tjerash.

Orët tashmë na ndajnë nga takimi i nesërm që po konsiderohet të jetë shumë i rëndësishëm në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë ditës së sotme, Zyra e Kryeministrit lëshoi një komunikatë ku tregonte se Kurtit i kishte ardhur një letër. Ishte një letër e shkruar së bashku nga tre liderët e tri shteteve më të forta të BE-së: Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Pra, bëhej fjalë për presidentin Macron, kancelarin Scholz dhe kryeministren Meloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat