PSD me aksion para Qeverisë “Tension për Asociacion”

Aktuale

PSD me aksion para Qeverisë “Tension për Asociacion”

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 13:35
PSD

Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Kjo ndodhi në prag të takimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq në Brukesl.

PSD ka vendosur një baner në objektin e Qeverisë me mbi shkrimin “ Tension për Asociacion” dhe me Kurti e Vuçiqin të ulur në tavolinë e me doreza boksi.

Me këtë rast, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se tensionet në veri kanë pasur një synim, formimin e Asociacionit. Sipas tij, Kurti e Viçiqi janë dukur sikur janë në konflikt, por që në Bruksel nënshkruajnë marrëveshje.

“Ajo që shihet ne ilustrim është e vërteta që ka ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi që ka kaluar nga dialogu për marrëveshje finale në pranimin e Asociacionit. Të gjitha tensionet në veri, kanë qenë tensione për krijimin e Asociacionit. Dialog më të mbyllur, më jo demokratik më jo transparent, nuk ka pasur kurrë në Kosovë. Qytetarët dhe deputetët, nuk e dinë se çfarë po diskutohet e as çfarë po nënshkruhet. Kurti dhe Vuçiqi gjatë gjithë kohës janë dukur se janë në konflikt, por në Bruksel kanë nënshkruar marrëveshje. Pra, neve na u është jep imazhi i konfliktit, e Vuçiqit koncesioni”, tha Molliqaj, teksa tha se shefi i ekzekutivit, me nënshkrimin e Asociacionit, ka shkelur vullnetin e 200 mijë qytetarëve.

“Nuk është se ne duam ta kundërshtojmë këtë marrëveshje, por ajo nuk ka njohje në qendër, as njohjen e 5 vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, vetëm Asociacionin. Kurti e ka shkelur vullnetin e 200 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin kundër Asociacionit dhe të gjithë aktivistëve që kanë protestuar kundër. Diçka që s’është bërë për 7 vite, kryeministri Kurti po e bën”, tha Molliqaj.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat