Berisha: Kurti do të kthehet me mashtrime

Aktuale

Berisha: Kurti do të kthehet me mashtrime

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 14:37
Hisen Berisha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në ora 15:00, do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lidhur me këtë çështje aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shprehur mbështetje për Kurtin në forma të ndryshme.

Por, opozita mendon se Kurti do të kthehet me formimin e Asociacionit.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha është shprehur se pret që Kurti do të bëjë një dakordim të keq për Kosovën, i cili jo që nuk ofron njohjen, por e fut atë në një proces të ri politik.

Berisha supozon se nga kjo marrëveshje do të dalin tri detyrime të rrezikshme për të ardhmen e integritetit territorial dhe sovranitetit politik të Kosovës.

“Kurse në Bruksel, pritet të bëj një dakordim të keq për Kosovën, i cili jo që nuk ofron njohjen, por e fut Kosovën në një proces të ri politik.  Nga kjo marrëveshje, do të prodhohen tri detyrime të rrezikshme për të ardhmen e integritetit territorial, sovranitetit politik dhe përspektivës zhvillimore të Kosovës.

1. Obligimi i themelimit të Asosacionit me komuna me shumicë komunitet serb,

2. Tjetërsimi i statusit të kishes ortodokse, që e vendos mbi sovranitetin e shtetit dhe do të uzurpoj dhe tjetërsoj krejt trashigimin shqiptare ortodokse dhe do të jet shtet mbrenda shtetit.

3.  Ingirencat e Serbisë mbi komunat me shumicë serbe, që do të i legalizohen me paragrafin 7, të kësaj marrëveshje. Rrjedhimisht Kosova do ta ndaj pushtetin me Serbin në mbi 10 komuna e mbi objejtet religjioze me eksteritoralitet si, patriarkana e Pejës, Perzerenit, Manastiri i Deçanit , Graqanices e të tjera, që do përfshijn afër 40% të territorit dhe e bëjnë hartën e Kosovës të duket si lëkurë leopardi”, ka thënë Berisha.

Tutje, deputeti i PDK-së është shprehur se Kurti do të kthehet me “mashtrimin e tij” se shpëtuam Kosovën nga “Zajednica”.

“Kurti kthehet me mashtrimin e tij se shpëtuam Kosovën nga “zajednica”, fillon kthimin e serbëve që i përdori për kthimin prapa të procesit në pritjet e Vuçiqit përmes reformatimit, në institucione dhe formimin e ekipit shqiptaro-serb për hartimin (përshkrimin bga FES) e draftit të “statutit të zajednicës”.  Ecja deri te kapërcimi i të gjitha fazave të konsolidimit të “zajednices” duhet të ndodhë brenda muajit Mars, 2023 sipas kësaj dinamike që verbalisht do ta panon sot, a në fakt e ka pranuar prej kohesh. Ashtu siç kam deklaruar shumë herë, parashikimet e mija se “zajednicën” ka me e formua personalisht Albin Kurti, dhe e ka pranuar planin franko-gjerman, pa e marr postin e Kryeministrit. Frytet e kësaj marrëveshje  jam i sigurtë se nuk ka gjasë që Kurti t’i gëlltis.”, ka vijuar ai.

Ndryshe, në një intervistë me Euractiv, Kurti është shprehur se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është e mundshme deri në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat