Ndalohen në hyrje të Serbisë kryetari i Gjilanit dhe deputeti Luan Aliu

Aktuale

Ndalohen në hyrje të Serbisë kryetari i Gjilanit dhe deputeti Luan Aliu

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 15:56
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu janë ndaluar në Serbi nga autoritetet serbe.

Ende nuk dihet se cilat janë arsyet e ndalimit të tyre, porse është bërë e ditur se të njëjtit janë ndaluar dhe nuk po lihen as të vazhdojnë e as të kthehen.

Lajmi është konfirmuar Zyra për Media e VV-së.

Të njëjtit janë ndaluar te pikëkalimi kufitar, Dheu i Bardhë, nga policët kufitarë serbë, derisa ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat